Kosova
I riu nga Kamenica që e krijoi aeroplanin e tij ‘Air Kosova’
I riu nga Kamenica ka kohë që krijoi aeroplanin e tij ‘Air Kosova’, ndërkohë që modeli që ka shpikur s’ekziston askund në botë veç në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gëzim Morina është studenti nga Kamenica, që krahas studimeve për megatronikë, ka dhe një pasion tepër të veçantë.
24-vjeçari krijon avionë dhe dronë ushtarakë, të cilët i teston në stadiumin e Kamenicës. Gëzimi tregoi se avionët i krijon me materiale të riciklueshme dhe punon me orare të zgjatura.
Sakaq, ai zbuloi se avionët mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë me sistem kamerash.
“Unë e kam si hobi, këta janë aeroplanë me telekomand që i rregulloj vetë dhe janë për t’u përdorur edhe në ushtri. Unë i testoj në stadiumin e Kamenicës, pasi i kam krijuar.
Për këtë avionin e madh kam punuar 5 muaj, natë e ditë, se kam dashur të bëj diçka që nuk është bërë asnjëherë në Kosovë. Këta mund të fluturojnë deri në 4 km e gjysmë, për shkak se nuk kanë sistemin e kamerave, mund të fluturojnë deri në 800 metra. Nuk janë pak, duke e krahasuar që është i ndërtuar me një material të riciklueshëm, siç është letra.
Unë studioj në Prishtinë mekatronikë. Materialet shumicën i gjej vetë dhe pjesët e tjera i blej vetë. Unë mundohem t’i gjej”, u shpreh i riu.
Video – Link
https://www.facebook.com/watch/?v=933830841804737
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025 Kjo është fitorja e parë e ESC për Zvicrën në shumë vite. Si fituese, Zvicra do...
-
Zvicra fiton Eurovision 2024
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër