Lajme
Humbja e radhës, Kosova-Senegali 1:3
Senegali ka mposhtur Kosovën 3:1 në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë. Përfaqësuesja e Kosovës kishte një paraqitje më të mirë krahasuar me atë në Prishtinë , në ndeshjen miqësore me Turqinë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e dytë të radhës. Pas humbjesme Turqinë, skuadra kosovare u mposht nga afrikanët e Senegalit.
Fitoren e skuadrës afrikane e siguruan golat e shënuar nga Oumar Niasse (41’ dhe 49’) dhe Diafra Sakho (51’), ndërsa golin e vetëm të kosovarëve e realizoi Albert Bunjakut (25’), i cili ishte goli i dytë për fanellën e Kosovës, pas atij të shënuar ndaj Turqisë.
Minutë pas minuti, albinfo.ch ka sjellë informacione nga stadiumi i Gjenevës, ku përfaqësuesja e Kosovës në futboll po zhvillon miqësoren e tretë kundër skuadrës së Senegalit
[25.05.14 18:49:20] Përfundon ndeshja me rezultat 1:3 në favor të Senegalit
[25.05.14 18:47:07] 2 minuta lojë shtesë në Gjenevë, afrikanët po fitojnë me rezultat 3:1
[25.05.14 18:42:26] Kosova nis një kundërsulm, që ndërpritet me ndërhyrje, e cila ndëshkohet me karton
[25.05.14 18:40:12] Senegali gjuan në portën kosovare pas një sulmi të koordinuar mirë dhe e pret Mushica
[25.05.14 18:39:07] Senegalezët kerkojnë Demba Ba me topa të gjaëe duke ndryshuar mënyren e lojës
[25.05.14 18:36:27] Ndërrohet Toski futet Bunjaki
Pesë ndërrime në kampin e përfaqësueses së Kosovës
[25.05.14 18:36:42] Korrneri përfundon mbi portë
[25.05.14 18:36:10] Korrner për Kosovën
[25.05.14 18:36:00] Një sulm i kosovarëve mirëpo Zejnullahu ngatërrohet me top
[25.05.14 18:35:05] Humbet një top në mbrojtje, gjuajtje e Senegalit, mbron portieri
[25.05.14 18:33:04] Zyrtarisht në stadion janë 13 mijë shikues
[25.05.14 18:32:30] Demba Ba pranon një top që kalon në mes të dy lojtarëve mirëpo ndalet nga Rrahmani
[25.05.14 18:31:10] Loja është e koncentruar në qendër të fushës
[25.05.14 18:31:28] Senegali vazhdon me sulme
[25.05.14 18:28:22] Ndërpritet një sulm senegalez, tentohet për kundërsulm
[25.05.14 18:25:30] Ndërrim tjetër në skudrën e Kosovë: Rexhepi ndërrohet me Yll Hoxhën
[25.05.14 18:25:06] Fitohet një korrner që ndalet!
[25.05.14 18:24:20] Një korrner i në distancë të shkurt për Kosovën
[25.05.14 18:24:00] Gjuajtje e lirë për Kosovën, ndalet nga portieri senegalez
18: 22 Goditje e lirë nga Bunjaku por mbron portieri i Senegalit
[25.05.14 18:23:57] Hyrja e yllit të Chelseas Demba Ba pritet me duartrokitje
18:19 Inkuadrohet për Senegalin Den Ba, futbollist i Chelsea
[25.05.14 18:14:07] Futet në lojë Zhdrella dhe Eroll Zejnullahu
[25.05.14 18:13:46] Ndërrohen Avdijaj dhe Bunjaku
[25.05.14 18:13:34] Kosova me dy ndërrime
18:11 Albijon Avdijaj zëvëndësohet nga Eroll Zejnullahu
18:10 Kosova pati një shansë të mirë mirëpo pasimi u ndërpre nga mrojtja senegaleze
18:07 Në minutën e 50-të, Senegali shënon golin e tretë duke kaluar në epërsi 1:3
18:05 Senegali kalon në epërsi me rezultat 2:1
18:00 Fillon pjesa e dytë e ndeshjes: Kosova-Senegali
Kosova Senegali 1:1
[25.05.14 17:46:34] Para përfundimit të pjesës së parë një gjuajtje senegaleze u ndal nga portieri Mushica.
[25.05.14 17:44:39] Albion Avdijaj sapo pati një top të mirë në sulm por nuk arriti të gjuaj pasi u ndal nga mbrojtja senegaleze.
[25.05.14 17:40:36] Pas gjuajtjes së lirë topi ngatërrohet në mes të lojtarëve dhe Senegali barazon.
[25.05.14 17:40:36] Pas gjuajtjes së lirë topi ngatërrohet në mes të lojtarëve dhe Senegali barazon.
[25.05.14 17:39:38] Rreth 30 metra nga porta e kosovarëve
[25.05.14 17:39:20] Gjuajtje e lirë për Senegalin.
[25.05.14 17:38:22] Nje gjuajtje e Senegalit drejtë në portë, u ndal nga portieri Mushica, i cili është lojtari i vetem në fushë që luan në ligën e Kosovës.
17:40 Gol për Senegalin!
[25.05.14 17:36:16] Pas një sulmi tre lojëtarë e Kosoves përfundojnë me “offside”, Senegali vazhdon me presionin mbi portën e Kosovës.
[25.05.14 17:34:10] Senegali: gjuajtje të lirë nga ana e majtë, e cila pasohet goditët me kokë dhe shkon mbi shtyllen horizontale.
[25.05.14 17:33:33] Loja vazhdon sikur edhe më herët, me sulme të vazhdueshme të Senegalit.
[25.05.14 17:31:53] Bunjaku kthehet ne loje.
[25.05.14 17:30:33] Ai eshte jashte fushes por duket se cdo gje do te jete mire.
[25.05.14 17:29:36] Momentalisht golashenuesi i vetëm i Kosovës, Albert Bunjaku shtrihet i lënduar.
[25.05.14 17:27:14] Gezimi i Kosoves gati u nderpre me nje sulm te mire te senegalit nga e majta, por pasimi nuk u shfrytezua dhe topi perfundoi jashte golit.
[25.05.14 17:25:37] Publiku shpërthen në stadiumin e Gjenevës
[25.05.14 17:25:32] Pas gjuajtjes se lire e cla godet shtyllen, topin e kthyer me koke e godet Bunjaku.
17:24 Kosova shënon kundër Senegalit, Albert Bunjaku është golashënuesi i parë i Kosovës
17: 19 Senegali vazhdon të sulmojë me sulme të gjata dhe i ofrohet golit të Kosovës
e shume.
Kosova pati disa perpjekje ne gjysmefushen e Senegalit, mirepo perfundun pa sukses.
17:15 Gjuajtjen nga korrneri, e heq portieri
17: 14 Senegali gjuajti gjuajtje te lite shume afer golit, e priti portieri
17:09 Senegali gjuati kornerin e pare nga i cili Kosova u mbrojt
17:05 Senegali pati tentimin e pare te porte te cilin e nderpreu portieri. Perderisa topi i kthyer u pastrua nga lojtaret e Kosoves.
17:04 Në minutat e para loja dominohet nga Senegali te cilet pasten edhe shytin e pare drejte portes. Ekipi i Kosoves pati nje gjysme sulmi i cili u nderpre ne mes te gjysmefushes se Senegalit.
17:00 Sapo ka filluar loja të cilës i parapriu një program me valle shqiptare që ndezi publikun, perderisa publiku u perkujtua se Kosova do te luaj me himnin zyrtare te FIFA. Kjo nuk u prit mire nga publiku i cili filloi te fishkelloje nga tribunat.
12:00 – Sot në Gjenevë, Kosova-Senegali
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot në Gjenevë e zhvillon miqësoren e tretë kundër Senegalit. Ndeshja zhvillohet nën monitorimin e FIFA-së në orën 17, ndërsa përzgjedhësi Albert Bunjaku pret nga bashkëkombësit shqiptarë që ta mbushin stadiumin në Gjenevës për t’i dhënë mbështetje kombëtares kosovare.
Pas Haitit dhe Turqisë, Senegali është ekipi i tretë që ndeshet me Kosovën. Senegali aktualisht e zë vendin e 63-të në ranglistën e FIFA-s, ndërsa përbërje ka mjaft lojtar cilësor, përfshirë këtu edhe sulmuesin e Chelseas, Demba Ba, i cili konsiderohet rreziku më i madh i i portierit Kushtrim Mushica.
“Tani do ta kemi një kundërshtar edhe më të fortë, të cilin e karakterizon shpejtësia. Ne do ta ndërrojmë mënyrën e lojës. Do të përqendrohemi më shumë në mbrojtje dhe në kundërsulme. Në këtë grup të lojtarëve që e kemi në dispozicion, unë besoj te ata”, ka deklaruar Albert Bunjaku para ndeshjes me Senegalin.
Bunjaki tha se Kosova ka nevojë për tifozë.
“Mbi të gjitha, nëse stadiumi është i mbushur, kjo ndeshje do ta ketë një efekt shumë të madh e pozitiv për Kosovën, në procesin e ndërkombëtarizimit”, ka thënë përzgjedhësi kosovar për mediet në Prishtinë.
Në këtë lojë Kosova do të luaj pa kapitenin Anel Rashkaj dhe lojtarët tjerë: Fanol Perdedaj, Debatik Curri, Lum Rexhepi, Mehmet Hetemaj, Bajram Jashanic e Ilir Avdyli.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00.
Ndryshe, kjo lojë vjen pas humbjes së thellë që Kosova e pësoi kundër Turqisë 6:1 në Mitrovicë. Ndeshja e parë kundër Haitit përfundoi pa gola, ndërsa në këtë ndeshje edhe Kosova pret fitore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve