Sport
Hendbollistja shqiptare që po shkëlqen në Evropë
Familja e saj janë nga Istogu, kurse Leonora Demaj ka lindur në Kopenhagë në vitin 1997

Në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës presidenti i FHK-së Eugen Saraçini priti hendbollisten tani me emër edhe në hendbollin e Danimarkës, talenten 19-të vjeçare Leonora Demaj, anëtare e skuadrës NFH – Nykobing Falster, shkruan albinfo.ch.
Saraçini i dëshiroi mirëseardhje dhe falënderoj për këtë vizitë duke e cilësuar si ambasadore te Kosovës, e cila me shumë sukses po e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare. Duke shpresuar që Leonora të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2017 që mbahen në muajin tetor dhe nëntor.
Hendbollistja Leonora Demaj i falënderoi për pritjen e organizuar dhe tha se Kosovën e ka në zemër, pasi ajo është nga Kosova sepse prindërit i kanë lindur këtu, por kjo varet edhe prej shumë rrethanave tjera te cilat ndikojnë në zhvillimin e saj si hendbolliste cilësore.
Duhet theksuar se Leonora është lojtarja më e re në skuadrën daneze, dhe sipas ekspertëve te hendbollit evropianë ka perspektiv të ndritur.
Familja e saj janë nga Istogu, kurse Leonora Demaj ka lindur në Kopenhagë në vitin 1997, është e gjatë 178 cm dhe luan në pozitën e bekut dhe qendrës.
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike