Lajme
Harta e Kosovës, më e mira në Eurostat
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mori një shpërblim nga Eurostati, e cila zgjodhi hartën e Kosovës më të mirën e muajit. Ky është shpërblimi i tretë i ASK-së

Më 2 mars 2015, Forumi Evropian për Gjeostatistika në bashkëpunim me Eurostat-in e kanë zgjedhur hartën e Republikës së Kosovës më të mirën e muajit. Kjo konsiderohet një arritje e madhe për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, e cila vetëm në vitin 2010 është anëtarësuar në këtë forum evropian.
Kosova, siç thuhet në një njoftim, për herë të tretë e zë vendin e parë me hartën më të mirë të muajit, nga 43 shtete sa janë anëtare të Forumin Evropian për Gjeografi dhe Statistika.
“Harta e Kosovës me informacione statistikore e zgjedhur si hartë e muajit, përmban informacione statistikore lidhur me udhëtimet ditore dhe javore për arsye pune, edukimi a familjare, që bëhen nga vendbanimet e tjera të Kosovës për në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftimi e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Në këtë hartë është kalkuluar mesatarja sipas distancës së udhëtimit për çdo udhëtar. “Kështu, sipas qëllimit të udhëtimit del se çdo udhëtar ka kaluar 34 km për qëllime pune, ndërsa për qëllime edukimi dhe familjare është 40 km gjatësi”, deklaron ASK.
Njerëzit që udhëtojnë kanë ndikim si fenomen mbi flukset e qarkullimit të automjeteve, andaj të dhënat e paraqitura përmes kësaj harte janë të rëndësishme për planifikim dhe menaxhim të transportit dhe të trafikut rrugor urban.
“Rritja territoriale e qytetit, veçanërisht dendësia e popullsisë e ka rritur numrin e udhëtimeve, që në shumicën e rasteve manifestohen me probleme, si: humbje e kohës, ndotje të mjedisit, aksidente rrugore, aksidente të këmbësorëve, mungesë e infrastrukturës për biçikleta, etj”, konsideron ASK.
Ndryshe, burimi i të dhënave për përpilimin e kësaj harte është Regjistrimi i Popullsisë 2011, ndërsa për analizë dhe vizualizim të të dhënave është përdorur programi i ArcGIS-it, versioni 10.
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër Bastorët zviceranë janë përballur me një ndalim të papritur gjatë ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Luksemburgut,...
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?