Kosova

Grubi: Kosovë na fal!

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka reaguar pas incidentit të djeshëm në aeroportin e Shkupit, ku e përfshirë ka qenë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kosovë na fal. Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pa kurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frikacak, nga qeverisës në shërbëtorë, nga fitimtar në humbës, nga Evropa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq!”, ka shkruar Grubi.