Lajme
Gjermani: Opozita vazhdon presionin për ashpërsimin e ligjit për azilkërkuesit
Ditët e fundit ka pasur disa lëvizje lidhur me politikën gjermane të azilit, por jo mjaftueshëm, pasi numri i madh i azilkërkuesve tani përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare, tha lideri i opozitës konservatore në parlamentin gjerman.
“Shumë refugjatë po vijnë në Gjermani, të cilët në të vërtetë duhet të aplikojnë për azil në vende të tjera”, shkroi Friedrich Merz, kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), në buletinin e tij javor drejtuar mbështetësve të partisë, të cilin grupi i gazetave ”Funke Media” e botoi sot.
”Masat e shpallura nga kancelari Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë dhe partnerët e tij të koalicionit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit, nuk do ta ndryshojnë këtë”, tha ai, ”sepse ata janë edhe një herë duke mos adresuar problemin aktual”.
Merz ka bërë thirrje për zbatimin e një “emergjence kombëtare” për të anashkaluar ligjin e Bashkimit Evropian për migracionin dhe për të përshpejtuar dëbimet.
Ai tha se vendi tashmë ka arritur kufirin e tij dhe azilkërkuesit tani përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
”Ligji i BE-së parashikon një klauzolë të përgjithshme që lejon ligjvënësit kombëtar të marrë masat e veta për të ruajtur rendin publik dhe për të mbrojtur sigurinë e brendshme”, tha Merz.
Komentet e tij vijnë një javë pasi tre persona u vranë me thikë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një festivali të komunitetit në qytetin perëndimor të Solingen.
I dyshuari kryesor është një sirian, i cili besohet se i është shmangur urdhrit të dëbimit.
E-Diaspora
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët Akademia përkujtimore në Langenthal të Bernës është organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe Lidhja e...
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
-
“L’excellence du sourcil”, një rrëfim 10-vjeçar suksesi në Lozanë
-
Zyra e re në Chur forcon praninë rajonale të smzh ag
Jeta në Zvicër
-
Policia gjermane kthen mbrapsht mijëra emigrantë në kufirin e Bazelit Në Badischer Bahnhof, oficerët e policisë gjermane po pengojnë mijëra emigrantë të kalojnë kufirin dhe t’i...
-
Cyrih: Gruaja mashtron vetë-skanimin dhe vjedh Migros-in për muaj të tërë
-
Transplantimi ul kostot e kujdesit shëndetësor, thotë Swisstransplant
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
Për shefin e SBB, mbyllja e stacioneve është një opsion afatgjatë