Lajme
Gjashtë këshilla se si mund të kurseni para në Gjenevë
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/05/geneva-6754350_1920-587x330.jpg)
Nëse jetoni në Gjenevë ose e keni vizituar vendin, e dini se sa i shtrenjtë është ky qytet. Por ka mënyra për t’i mbajtur shpenzimet tuaja në minimum – sipas standardeve zvicerane, natyrisht.
Gjeneva nuk është qyteti më i shtrenjtë i Zvicrës – ky ‘nder’ shkon tek Cyrihu.
Por siç tregon një studim i ri ndërkombëtar, Mercer’s Cost of Living Survey, Gjeneva është në vendin e katërt në mbarë botën (pak pas Cyrihut), për sa i përket çmimeve.
Lajmi i mirë është se nëse jeni banor i Gjenevës, do të gjeni mënyra për të frenuar shpenzimet tuaja të jetesës – të paktën disi, transmeton albinfo.ch.
Blini në Francë
Në rregull, kjo mund të tingëllojë si ‘mashtrim’, por fakti është se vetëm pak larg me makinë, çmimet për sende ushqimore dhe produkte të tjera janë shumë më të ulëta se në Gjenevë.
Njerëzit që blejnë rregullisht në Carrefour dhe supermarkete të tjera vetëm përtej kufirit mbushin shportat e tyre të blerjeve me mallra thelbësore për shumë më pak se sa do të duhej të paguanin për të njëjtat mallra në Gjenevë (dhe gjetkë në Zvicër gjithashtu).
“Too Good to Go”
Nëse dëshironi të kurseni para për disa artikuj ushqimorë (pa shkuar në Francë), shkarkoni aplikacionin Too Good to Go, i cili do t’ju lejojë të blini ushqime të ndryshme me një çmim shumë më të ulët se ai origjinal.
Kjo sepse kur dyqanet mbyllen në fund të ditës, ata duhet të hedhin sendet e pashitura, përfshirë ato që janë ende të përshtatshme për konsum.
Aplikacioni do t’ju drejtojë në vendet ku mund të përfitoni nga këto oferta, shkruan thelocal.
Notoni
Hyrja në një nga plazhet më të njohura të Gjenevës, Les Bains des Paquis, kushton 2 franga për të rriturit 16 vjeç e lart, 1 frang për fëmijët dhe pensionistët, pa pagesë për fëmijët nën 6 vjeç.
Pra, kjo është padyshim një ‘marrëveshje’ e mirë, pasi mund të kaloni gjithë ditën atje për këtë çmim të ulët.
Merrni një taksi uji
Të ashtuquajturat “Mouettes genèvoises” janë varkat e vogla të verdha që transportojnë pasagjerë nëpër liqenin e Gjenevës në pika të ndryshme të qytetit.
Edhe këtu çmimet janë shumë të arsyeshme: 2 franga për të shkuar nga një port në tjetrin dhe 3 franga për një orë udhëtim në liqen.
Ose…
Ju mund të merrni transportin publik falas
Ndërsa taksia e ujit përdoret nga banorët vendas si një mënyrë transporti publik, nëse jeni turist që qëndron në një hotel, bujtinë ose kamping në Gjenevë, do të përfitoni nga Geneva Transport Card, e cila ju jep udhëtim të pakufizuar nëpër qytet për kohëzgjatja e qëndrimit tuaj.
Gjithashtu ju jep qasje falas në disa muze dhe atraksione të tjera.
Drejtohuni te pikat e shitjes
Ka shumë butikë të stilistëve në Rue du Rhône të Gjenevës, por nëse doni të blini veshje më të përballueshme (dhe produkte të tjera gjithashtu), ka shumë dyqane me zbritje ku mund të blihen me një fraksion të çmimit.
Këto janë vetëm disa prej tyre:
Boutique Outlet, 12, Rue du Lac (veshje)
Pop In, 62, Rue de Stand (veshje)
Maxi Bazaar, 48, rue de Carouge (dekor, pajisje shtëpiake)
Off the Shelf, 14, Bulevardi Georges-Favon (libra në anglisht)
E-Diaspora
-
Lajm i mirë për mërgimtarët në Gjermani, hyn në fuqi një ligj i rëndësishëm Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën për dyshtetësi ...
-
Finlandë: Sopranoja Qerkezi, me rol në operën e Verdit
-
Gjenevë: Ekspozitë nga artistja shqiptare R.C.Anaider
-
Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë
-
Ambasadori i Shqipërisë në Austri ia dorëzon letrat kredenciale presidentit Van Der Bellen
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: E ardhmja e “cash”-ut do të jetë e sigurt Këshilli Federal po propozon një kundëriniciativë që synon të sigurohet që paraja të mbetet gjithmonë një...
-
Zvicër: Ndihmë për kafshët shtëpiake të pastreha
-
Destinacionet më të mira në Evropë, ku është më pak nxehtë
-
Kur janë shkollat me pushime këtë verë në gjithë Zvicrën?
-
Pse kantonet zvicerane gjermanishtfolëse do t’u japin para atyre frëngjishtfolëse?