Kosova
Gërvalla flet për votimin në KiE: Konfirmim i fuqishëm për Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth votimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës (KiE), përcjell albinfo.ch.
Deri më tani flitej se nëse hyn në rend dite, votimi mund të ndodhë në muajin maj.
“Mbetet ende punë për të bërë. E rëndësishme është që vota prej 82% është konfirmim i fuqishëm që Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar”, ka thënë ajo.
Gërvalla ka cituar raportuesen greke për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.
“Dora Bakoyannis në një intervistë për gazetë greke ka thënë që asnjë shteti para hyrjes në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të plotësojë më shumë kushte se Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Gërvalla ka çmuar paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.
“Ajo na bën krenar me çdo paraqitje të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë thirrje edhe ndaj diasporës për regjistrim të popullsisë, duke e cilësuar si të domosdoshëm. Ndërkaq nuk është raportuar për të gjeturat e raportit të DASH, duke thënë se për këtë do të flasë në seancën që do të thirret për të.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që duhet të dini për kulturën e pishinave të jashtme të Zvicrës Me shumë pishina të hapura tashmë të hapura për sezonin, shumë banorë zviceranë mezi presin një...
-
Bien paratë nga qielli në Cyrih: Droni lëshon 24,000 franga
-
Janë refuzuar shumica e pretendimeve për para nga sigurimet shëndetësore gjatë COVID-19 në Zvicër
-
Vdes zëvendëskancelari i Zvicrës, André Simonazzi
-
Stuhia diellore “ekstreme” gjeneron dritat veriore, përfshihet edhe Zvicra