Shqipëria
Folklori shqiptar në Bruksel
Përfaqësimi i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCO-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë
Shqipëria është prezantuar në Brukselit, por kësaj radhe jo për turizmin e bukuritë natyrore. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik”, që po mabahet nga 19-22 prill.
Me një formacion prej 17 artistësh, solistë, grupi i valleve, kompleksi vokal dhe orkestra popullore, me grupin polifonik së bashku me zërin e magjishëm të Hysni Zelës, ata kanë prezantuar këngë e valles nga folklori shqiptar.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka theksuar se detyra e promovimit të një imazhi të favorshëm jashtë vendit i takon diplomacisë kulturore. “Roli i kulturës në përmirësimin apo promovimin e imazhit të vendit, është i rëndësishëm. Kemi vite që Shqipëria eksporton kulturë me cilësi të lartë”., ka thënë ajo.
Përfaqësimi i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCO-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











