Integrimi
Fëmijët shqiptarë i falin ngjyrat e tyre festës së pranverës në Cyrih
Valltarët e vegjël të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota” bashkë me moshatarët e tyre të SHKA “Dardania” nga Winterthur-i, hedhin me krenari hapat e tyre rrugëve kryesore të qytetit të Cyrihut. Një djalë dhe një vajzë bartin flamujt, njërin kombëtar e tjetrin të shtetit të Kosovës dhe së bashku me vajzën tjetër që bart pankartën me hartën e Kosovës, i prijnë kolonës prej rreth 50 fëmijëve.
Është mot jo i mirë dhe ka filluar edhe të pikëlojë shi por fëmijët vazhdojnë parakalimin në mesin e mijëra moshatarëve të tyre zviceranë e të huaj të tjerë. Në Cyrih po shënohet festa pagane “Sechseläuten” ndërsa dita e parë e saj i kushtohet parakalimit të fëmijëve. albinfo.ch ishte e pranishme në këtë manifestim. Një det ngjyrash të flamujve dhe kostumeve të larmishme vërshon Cyrihun, ndërsa mijëra qytetarë kureshtarë përshëndesin me buzëqeshje këtë kolonë të pafund.
Agron dhe Lirije Bajrami nga “Shota” mund të quhen tashmë veteranë të këtij parakalimi. „Fëmijët shqiptarë të shkollës së vallëzimit “Shota” kanë marrë pjesë në manifestimin e Cyrihut që nga viti 1997. Një pauzë është bërë vetëm në vitin 1998 për shkak të gjendjes në Kosovë, thotë Bajrami për albinfo.ch.
Këtë vit, krahas valltarëve të vegjël të SHVSH “Shota”, parakaluan edhe ata të SHKA “Dardania”, nën drejtimin e Shefqet Cakollit. Cakolli thotë se “Dardania” deri tash ka marrë pjesë disa herë në këtë manifestim dhe gjithnjë paraqitja e saj ka qenë e mirëpritur nga qytetarët. “Është hera e pestë që prezantohemi në parakalimin e Sechseläuten”, thotë për albinfo.ch, kryetari i SHKA “Dardania”.
Kolona e vogëlushëve shqiptarë ishte ndër më simpatiket në parakalimin e madh. Ajo u përshëndet dhe u ndoq me interes nga qytetarët e shumtë që kishin dalë me gjithë motin me shi. Ata u befasuan nga parakaluesit me bonbonet dhe karamelet që ua dhuronin gjatë parakalimit fëmijët me veshjet e bukura kombëtare shqiptare.
Festa “Sechseläuten” vazhdon sot me parakalimin e të rriturve dhe me pikën kulmore të saj, djegien e dordolecit të punuar nga tekstili, druri dhe dinamiti, të quajtur “Bögg”, shkruan albinfo.ch. Sipas besëtytnisë popullore, në varësi të asaj se a digjet shpejt apo ngadalë, do të marrë edhe moti gjatë verës.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën

























