Kosova

E reja shqiptare që solli shoqet zvicerane në Kosovë, befasohen nga mikpritja

17-vjeçarja shqiptare, Alisa Lahu, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka një dashuri të jashtëzakonshme për Kosovën, transmeton albinfo.ch.

Ajo përveç historisë dhe kulturës, bashkë me traditat shqiptare është e lidhur edhe me ushqimet e gatuara shqiptare.

Këtë dashuri që ka për Kosovën, si duket Alisa e ka transmetuar edhe tek shoqet e saj zvicerane dhe domenikane.

Ajo pa i trembur syri ka prezantuar Kosovën në mënyrën më të mirë dhe ksisoj i ka sjellë shoqet e saj nga shteti zviceran për të vizituar Kosovën.

Ajo janë të kënaqura shumë me këtë vizitë në Kosovë, në veçanti me ushqimet, të cilat gatuhen në Kosovë, duke theksuar pasulin si ushqim tradicional. /Albinfo.ch

VIDEO