Kosova

Dyshohet për mjet shpërthyes në rrugën për Gërmi

Policia ka mbyllur rrugën që çon në Gërmi, pasi dyshohet për mjet shpërthyes aty, përcjell albinfo.ch.

Të enjten në mëngjes ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Policia.