Sport
Dren Feka, talenti shqiptar i bundesligës gjermane
Është shkruar se, të interesuara për shërbimet e Drenit janë edhe skuadrat: Bremen dhe Lisabon. Po ashtu është thënë se dy vite më parë Dreni ka marrë edhe një ofertë nga skuadra më e madhe gjermane, Bajern Munih

Në serinë e talenteve të futbollit në Gjermani, gazeta Bild, ka portretizuar sot një futbollist me prejardhje shqiptare. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Dren Feka i cili aktualisht luan për ekipin e dytë të SV Hamburgut dhe konsiderohet si një nga talentet defansiv për të ardhmen e futbollit në Gjermani.
Djaloshi vushtrrias javë më parë ka nënshkruar edhe kontratën e parë profesionale me HSV dhe shumë shpejt ai do të jetë një alternativë edhe për ekipin e parë të Hamburgut, njofton “albinfo.ch”
Talenti shqiptar Dren Feka në këtë sezon ka luajtur për ekipin e dytë të Hamburgut, ndërsa pak ditë para Krishtlindjes ka nënshkruar kontratë profesionale deri në vitin 2018. Përveç klubit aktual, edhe disa klube të tjera janë duke e përcjell Fekën. Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se të interesuara për shërbimet e Drenit janë edhe skuadrat: Bremen dhe Lisabon.
Po ashtu është thënë se dy vite më parë Dreni ka marrë edhe një ofertë nga skuadra më e madhe gjermane, Bajern Munih.
“Kam pasur oferta nga jashtë ku kam mundur të fitoj edhe shuma të mëdha parash. Por unë jam i gëzuar që mund të qëndroj në HSV. Unë kam luajtur gjatë tërë vitit këtu dhe këtë ekip e kam në zemër”, ka thënë Feka për “Bild”, pas vazhdimit të kontratës, përcjell “albinfo.ch”.
Dren Feka që nga viti 2009 ka kaluar në ekipe të ndryshme tek të rinjtë e HSV dhe që herët ka treguar se është një talent i madh. Futbollisti shqiptaro – gjerman ka luajtur për U15 të kombëtares gjermane dhe që prej atëherë ai ka luajtur nëpër grup mosha të ndryshme. Në vitin 2013, si 15 vjeçar ai luajti tri ndeshje për kombëtaren shqiptare për U17. Në vitin 2015 u ftua për të luajtur edhe një ndeshje miqësore për përfaqësuesen e Kosovës.
Gjatë verës në Telekom Cup 2015 ai ishte pjesë e rregullt e ushtrimeve me futbollistët profesionistë të Hamburgut. Në shtator u nderua me çmimin e vitit si “Talenti më i ri i futbollit” për klubin e Hamburgut të Gjermanisë.
Këmbëmajti deri më tash për të rinjtë e Hamburgut ka luajtur si mesfushor defansiv dhe si mbrojtës i majtë.
Dreni është i gjatë 1.83 centimetër dhe shihet si një lojtar shumë cilësor dhe me të ardhme të sigurt. Ai shpreson që në sezonin e dytë të fitojë shansin për të luajtur për ekipin e parë. “I kam thënë trajnerit, që unë jam i gatshëm”, ka potencuar futbollisti i ri.
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024