Kosova
Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro
Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Dogana, kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë eurosh, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal.
“Këto të hyra janë mbledhur, edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milionë euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milionë më shumë se viti paraprak”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ngjashëm, bazuar në vendimin e Qeverisë, është bërë progres i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë, veçanërisht me funksionimin efikas të zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve të operuara nga shteti.
“Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori”.
Nga Dogana e Kosovës thonë se mbeten të përkushtuar për të nxitur një mjedis të favorshëm për eksportin, tregtinë dhe gjenerimin e të ardhurave, duke kontribuar në prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Marigona do të ngjitet në skenën prestigjioze të operës në Frankfurt Opera e Frankfurtit ka lëshuar njoftimin më të ri që për sezonin 2024/25 do të prezantohet...
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
Jeta në Zvicër
-
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë...
-
Protestat pro-palestineze u mbajtën në katër universitete zvicerane
-
Cyrih: 4 veta ikin nga burgu për të rinj, njëri prej tyre është kapur
-
Arbër Rama, “EAZ”, fiton çmimin e parë për hitin zviceran të vitit
-
Forumi i Gjenevës bashkoi një numër të madh ndërmarrësish shqiptarë e zviceranë