E-Diaspora
“Ditët e Kulturës Shqiptare” u mbajtën edhe në Gjenevë
Pos pjesëmarrësve të shumtë nga komuniteti shqiptar në Zvicër mrri pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura
Komuniteti shqiptar me seli në Gjenevë të Zvicrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare me seli në Cyrih, në mbështetje të Ministrisë për Diasporë dhe Investime Strategjike të Republikës së Kosovës, në Gjenevë, kanë organizuar Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë.
Në kuadër të këtij aktiviteti kulturor pati ekspozitë pikturash, komedi dhe program muzikor me pika muzikore të muzikës qytetare dhe asaj moderne në gjuhën shqipe dhe gjermane. Pos pjesëmarrësve të shumtë nga komuniteti shqiptar në Zvicër mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Faruk Nura.
Zëvendës ministri Nura, ka thënë me këtë rast se kjo ministri i qëndron në krah çdo aktiviteti që zhvillohet nga mërgata kosovare dhe se Ditët e Kulturës, janë një ngjarje që meritojnë një përkrahje të veçantë pasi organizohen nga një qendër e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me ministrinë dhe që kanë për qëllim të bëjnë bashkë gjithë diasporën në aktivitete kulturore dhe artistike me çka e mbajnë gjallë kulturën tonë edhe jashtë vendit.
“Ministria e diasporës pos përkrahjes së diasporës në aktivitete kulturore, përkrah edhe çdo iniciativë që vjen nga diaspora në investime dhe zhvillim ekonomik, pasi që me këtë pos që ndihmohet diaspora ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”, ka thënë zv. Ministri Nura, dike potencuar se gjatë qëndrimit në Zvicër ka pasur shumë takime që ndihmojnë investimet nga diaspora në Kosovë.
E Ridvan Murati, drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, ka theksuar se kjo qendër grumbullon shumë artistë shqiptarë nga e gjithë Zvicra gjermane, dhe në saje të entuziazmit e punës së madhe të këtyre artistëve, zhvillohen aktivite të ndryshme kulturore siç janë Ditët e Kulturës së Diasporës.
“Prej këtij viti krahas Zvicrës gjermane, aktivitetet tona i kemi shtrirë edhe në atë franceze siç është ky aktivitet në Gjenevë ku jemi mirëpritur shumë mirë nga mërgimtarët. Kurse në të ardhmen do të shtrihemi edhe në Zvicrën italiane”, është shprehur Murati, duke shprehur gatishmërinë e kësaj qendre të bashkpunojë edhe me qendrat simotra në vendet tjera ku janë krijuar si dhe me shoqata tjera që grumbullojnë mërgimtarë shqiptarë.
Qendra Kulturore e Cyrihut në Gjenevë ka prezentuar një ekspozitë me piktura, pastaj ka prezantuar komedinë “stacioni 17 b” si dhe programin muzikor të përgatitur nga grupi Lyra dhe të rinjtë.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?