Sport
Denis Markaj transferohet tek “FC Aarau”
Futbollisti shqiptar pritet që nga sezoni i ardhshëm të transferohet nga ekipi "Lugano" tek "FC Aarau". Kontrata duket se tashmë është nënshkruar

Futbollisti Denis Markaj i cili luan për ekipin “Lugano” i Ligës së Parë (Challenge Ligue) në Zvicër, nga sezoni i ardhshëm 2015/2016 pritet të ndryshojë terrenin sportiv. Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin futbollistik “FC Aarau” që zhvillon gara në kategorinë më të lartë të futbollit zviceran, në Superligë.
Kalimin e futbollistit e ka konfirmuar edhe trajneri i “Luganos”, Livio Bordoli: “Është e ditur tashmë se Denisi nga sezoni i ardhshëm do të kalojë tek ekipi “FC Aarau”, ka thënë ai për “aargauerzeitung.ch“, transmeton albinfo.ch.
“Çdo gjë shkoi si duhet. Drejtori sportiv i Aarau-t, Urs Bachmann ka kontaktuar me mua dhe më ka konfirmuar se Markaj ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “FC Aarau”.
Por, Markaj nuk dëshiron të komentojë rreth ndërrimit të ekipit. “Përderisa ekipet e Luganos dhe të Aaraut nuk kanë bërë asgjë zyrtare, nuk dëshiroj të flas për këtë”, thotë mbrojtësi shqiptar.
Denisi më 20 shkurt do t`i mbush 24 vjet. Si junior ai ka luajtur për “FC Baden” dhe ishte lojtar i rregullt në ekipin e parë. Pas karrierës së tij futbollistike me ekipet e “Chiasso” dhe “Bellinzona”, në tetor të vitit 2013 iu bashkua ekipit “Lugano”.
Markaj në Tesinë luan si mbrojtës i djathtë por për shkak të cilësive të tij ai shpesh përdoret edhe si mesfushor ofansiv.
Denis Markaj është nga Gjakova por jeton prej shumë vitesh në Zvicër.
E-Diaspora
-
Aktori i famshëm: Jam shqiptar, erdha në Greqi kur isha 5 vjeç Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të madhe: Jam shqiptar, erdha kur isha 5...
-
Revista “Allas” shkruan për suedezen që organizoi një kamp unik eko-turizmi në malet shqiptare
-
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shërbimi Konsullor në Vjenë zhvendosen në objekte të reja
-
Stokholm: Në kuadër të muajit të Frankofonisë, shfaqet filmi i regjisorit shqiptar “A Short Trip”
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët frëngjishtfolës duan të shpërngulen në Francë Sipas një sondazhi të ri të publikuar nga platforma e konsumatorëve Comparis....
-
Zvicra me plane të reja për ndërtimin e spitaleve në rast lufte
-
Një tjetër zinxhir amerikan i ushqimit të shpejtë në Zvicër
-
Pluhuri nga shkretëtira e Saharasë edhe në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva