Fitore Miftari
Integrimi
Cilët shqiptarë zgjidhen sot në asambletë kantonale dhe komunale të Zvicrës
Në Kantonin St. Gallen në garë për vende në parlament marrin pjesë disa politikanë me rrënjë shqiptare ndërsa për asambletë e komunave të kantonit Vaud, garojnë disa dhjetëra shqiptarë
Krahas referendumeve, federale, kantonale, e komunale, sot do të ketë edhe zgjedhje në pesë kantone. Në kantonet Vaud, Basellandschaft dhe Freiburg do të votohet në nivelet komunale, ndërsa në Kantonet St. Gallen dhe Uri do të votohet për përbërjen e parlamenteve kantonale.
Në kantonet: Bernë, Nidwalden, Thurgau, St. Gallen dhe Uri po ashtu do të bëhet zgjedhja ose plotësimi i qeverive të kantoneve përkatëse.
Kur jemi te zgjedhjet për parlamentet e kantoneve dhe asambletë e komunave, duhet theksuar se në Kantonin St. Gallen në garë për vende në parlament janë disa politikanë me rrënjë shqiptare, njofton albinfo.ch. Ata kryesisht garojnë për Partinë Socialdemokrate (SP/PS) por edhe për parti të tjera, madje një prej tyre edhe për SVP-në.
Duke qenë se shqiptarët tashmë me shumicë kanë marrë shtetësinë zvierane, potenciali i tyre si votues po bëhet gjithnjë më interesant për partitë e këtushme.
Isuf Sherifi, Arbër Bullakaj, Etrit Hasler Adelina Muhagjeri dhe Jona Xhemajli janë kadidatë të SP-së nga komunat e tyre ndërsa Ambroz Rrustemi për SVP-në.
Po ashtu Prend Berisha dhe Veton Rasaj garojnë për CVP, Egzon Zhuta FDP, Urim Berisha JFSG dhe Fitore Miftari JFSG.
Për ta, e sidomos për Isuf Sherifin, është duke u zhvilluar një fushatë e fuqishme nga një grup mbështetësish që është shumë aktiv prej më shumë se një muaji.
Në kantonin Vaud për zgjedhjet në nivel asamblesh komunale kandidojnë disa dhjetëra shqiptarë. Duhet thënë se në këtë kanton, komuniteti shqiptar tashmë ka krijuar njëfarë “tradite” sa i përket kandidimit po dhe zgtjedhjes në asambletë komunale, shkruan albinfo.ch. Kështu në zgjedhjet e para katër viteve, nga rreth 40 kandidatë shqiptarë ishin zgjedhur 11 sish, në komuna të ndryshme.
Pasi që këtë vit numri i të kandiduarve është më i madh se ai i katër viteve më parë, është reale të pritet një numër po ashtu më i madh i të zgjedhurve.
Edhe në këtë kanton ka një shumicë të kandidatëve shqiptarë që garojnë për SP/PS-në por nuk mungojnë as ata që “mbrojne ngjyrat” e partive të tjera si PDC/CVP, PLR/FDP, ndonjë partie lokale etj.
Albinfo.ch ka shkruar në vazhdimësi për kandidimin e politikanëve shqiptarë të përmendur më lart dhe i ka prezantuar edhe personalisht ata gjatë kohës së fushatës zgjedhore. Ndërsa sot, ne do të mbajmë lexuesit ë rrjedhë me rezultatet e këtyre kandidatëve, të cilat do t`i publikojmë në kohë reale.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë Shumica e grave në Zvicër nuk duan të kenë fëmijë. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave...
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët
-
Zvicra krijon task forcë për të trajtuar kriminelët e huaj