Kosova
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars, mbi 240 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vetëm në muajin mars të këtij viti vlera e kredive të reja ka qenë 241 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e bërë, vlera e dispozitave të reja për muajin mars ka qenë mbi 69 milionë euro.
Njoftimi:
- 7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare
- 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto
- 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
- 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja
- 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
- 84.70%, raporti kredi-depozita
- 6.24%, norma e interesit në kredi
- 2.71%, norma e interesit në depozita
Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës, derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.
Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09
miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.
Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%.
Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?