Lajme
Bernë: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës
"Gjykata është e bindur se mbrapa vrasjes së një vajze tetë vjeçare pranë Bernës duhet të ketë një motiv “egoist"
Gruaja 32-vjeçare e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj tetëvjeçare është shpallur fajtore nga Gjykata e Qarkut, Bern-Mittelland. Gjykata është e bindur se mbrapa vrasjes së një vajze tetë vjeçare pranë Bernës duhet të ketë një motiv “egoist”, transmeton albinfo.ch. Kryetari i trupit gjykues, e tha këtë duke shpallur vendimin.
Kështu, të enjten, nëna e vajzës së vrarë u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasje të rëndë. Dy motive mund të merren në konsideratë, sipas gjyqtarit. Ndoshta nëna kishte arritur në përfundimin se do të ishte më e lehtë për të të ndërtoje përsëri një marrëdhënie me një partner duke mos pasur vajzën, shkruan sda-keystone.ch. Ose donte të hiqte qafe fëmijën sepse jeta si prind i vetëm (pa bashkëshort) ishte rraskapitëse.
32-vjeçarja është shprehur gjithmonë se është e pafajshme. Në momentin kur vendimi u shpall, ajo i mbante me vështirësi lotët disa herë dhe merrte frymë rëndë.
Gjykata nuk ka dashur t’i besonte garancitë e saj se ajo ishte në shtëpi në momentin e krimit. Gruaja nuk i ka thënë policisë, prokurorit dhe gjykatës të vërtetën, vuri në dukje gjyqtari. Nëse ajo e shtyn tutje procesin (ankohet), do të ketë një mundësi për të thënë të vërtetën në gjykatën më të lartë.
Gjykata ka bazuar vendimin e saj të fajësisë në provat e disponueshme. Informacioni i dhënë nga një djalë që ishte dymbëdhjetë vjeç në kohën e krimit në shkurt 2022 ka luajtur një rol kyç, përcjell albinfo.ch. Ai ka dëshmuar se kishte parë gruan dhe vajzën e saj duke ecur në pyll pak para kohës së krimit.
Djali e kishte dhënë deklaratën fillimisht në mënyrë shumë bindëse dhe më pas i ka qëndruar asaj, është shprehur kryetari i gjykatës. Deklarimet e tij përputheshin edhe me vlerësimet teknike të rastit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHH “Medvegja” në Zvicër bashkon shqiptarët Fully, Valis, 22-23 qershor: Fare ose pak po pëmendet ajo tokë shqiptare, Medvegja e Idriz Ajetit,...
-
Nxënësit e Diasporës vijojnë programin e tyre duke vizituar vendet turistike të Shqipërisë
-
Për pesë muaj, 513 milionë euro remitenca nga diaspora
-
Fletushka raciste në Alba Festival: “Shqiptarë, kthehuni në shtëpinë tuaj”
-
Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gabim teknik në SBB: Pasagjerët mund të udhëtojnë përkohësisht falas SBB rekomandon që klientët e saj të informohen me kohë për gjendjen, pasi ky shërbim falas...
-
Gjenevë: Dënohet një familje e pasur me burg
-
Gjenevë: Paralajmërim për kollën e mirë
-
Kriza e strehimit prek veçanërisht njerëzit me të ardhura të ulëta
-
Raporti i sigurisë: Rrezik nga ekstremistët e të gjitha shtresave në Zvicër