Lajme
Bangladeshi, shteti i 114 që njeh pavarësinë e Kosovës
“Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje", ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj

Bangladeshi është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke ngritur në 114 numrin e shteteve që njohin realitetin e ri evropian. Lajmin e njohjes e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa e ka përshëndetur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe ambasadorja e Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku.
“Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje”, ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj.
Po ashtu këtij lajmi i është gëzuar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila në fjalimin saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskua situata në Kosovë në tremujorin e fundit, falënderoi popullin dhe qeverinë e Bangladeshit për njohje.
“Më lejoni t’u them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Falënderoj edhe qeverinë dhe popullin e Bangladeshit që ka njohur sot Kosovën, por edhe Singaporin që njohu pavarësinë tonë në dhjetor”, ka shtuar Çitaku ndër tjera.
Republika Popullore e Bangladeshit është vend në Azinë jugore me kryeqytet Dhakan. Bangladeshi kufizohet me Indinë dhe Burmën (tani Mianmar) dhe është fqinje e Kinës, Nepalit dhe Butanit. Ka një popullsi mbi 141 milion banorësh, ndërsa shumica e popullsisë merren me bujqësi.
E-Diaspora
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes Historia e Kreshnik – Niko Tolajt është një shembull frymëzues për të gjithë ata që dëshirojnë...
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
-
Diaspora: Konsumatore apo partnere e zhvillimit të Kosovës?
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut
Jeta në Zvicër
-
Fitimet e bankës qendrore zvicerane goditen nga franga e fortë Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) pësoi një rënie të fitimit neto në tre muajt e parë...
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare
-
Zvicra planifikon të krijojë një regjistër kombëtar të borxhit
-
A paguajnë të huajt më shumë taksa në Zvicër?
-
Agneta Ramosaj është emëruar shefe departamenti në Shkollën Komerciale të Friburgut