Kosova
Ambasada e Finlandës në Kosovë bën bashkë bizneset shqiptare të këtij shteti
Rrjeti i bizneseve shqiptare (RrBSh) ishte e pranishëm në një event të organizuar nga Oda Ekonomike Nordike dhe Ambasada e Finlandës në Kosovë, i dedikuar bizneseve shqiptare në Finlandë.
Kryetari Rinor Hajdini dhe ekipi i RrBSh-së falënderojnë Business Finland, Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Qeverinë finlandeze dhe të Kosovës, si dhe Odat ekonomike për ftesat.
“Këto evente ishin një mundësi e shkëlqyer për anëtarët tanë për të krijuar kontakte direkte me vendet e rajonit të Ballkanit dhe për të mësuar nga kompanitë udhëheqëse finlandeze, si dhe për të diskutuar potencialin e jashtëzakonshëm që ofron Evropa Juglindore për investime të huaja”, thuhet në njoftim.
Diskutimet treguan jo vetëm parashikimin e shkëlqyer të rritjes së PBB-së me afërsisht 3-4% në vit në rajonin e Ballkanit, por edhe thelbin e qëndrueshmërisë dhe inovacionit në strategjitë ekonomike të rajonit.
“Jemi mirënjohës për kontributet e folësve kryesorë, si Risto Vuohelainen, drejtori ekzekutiv i Business Finland, dhe Ville Tavio, ministri finlandez i Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Tregti të Jashtme, të cilët ofruan perspektiva të ndritura mbi rritjen dhe zhvillimin në vendet ballkanike”, thuhet në njoftim.
RrBSh-ja gjithashtu pati mundësi të diskutojë me organet e ndryshme të Kosovës dhe të mësojë për mundësitë që shteti i Kosovës ofron.
“ Zef Dedaj, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i KIESA-s (Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë), na informoi rreth ofertave të KIESA-s dhe mënyrave se si agjencia mund të ndihmojë në investime në Kosovë dhe në bashkëpunime të tjera ndërkombëtare. Artan Duraku, Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, gjithashtu na informoi rreth sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve ekonomike në fokus të shtetit të Kosovës”, thuhet tutje.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter