Kosova
Rrahje në Parlamentin e Italisë, deputeti nxirret jashtë me karrocë
Mësohet se një deputet i opozitës është nxjerrë me karrocë nga parlamenti italian pas sherrit gjatë debatit për autonomi të pjesshme rajonale, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Leonardo Donno nga lëvizja populiste “5 Yjet” fillimisht u shty dhe më pas u rrëzua në tokë nga deputetët e tjerë, sipas mediave italiane.
Deputetët po diskutonin për t’u dhënë më shumë pushtet rajoneve, por u kundërshtua me forcë nga opozita.
Një pjesë e opozitës këndoi himnin kombëtar dhe kur Donno tentoi t’i jepte flamurin njërit prej ministrave, pati shtytje.
Një nga gardianët që tentoi të ndërhynte për t’i dhënë fund konfliktit ka mbetur i lënduar.
Nicola Fratoianni, një nga deputetët, ka thënë se Donno u godit disa herë në kokë, duke e bërë atë të rrëzohej në tokë.
Seanca është ndërprerë, ndërkohë që regjistrimet janë duke u shqyrtuar për masat e mundshme pas këtij incidenti.
E-Diaspora
-
SHH “Medvegja” në Zvicër bashkon shqiptarët Fully, Valis, 22-23 qershor: Fare ose pak po pëmendet ajo tokë shqiptare, Medvegja e Idriz Ajetit,...
-
Nxënësit e Diasporës vijojnë programin e tyre duke vizituar vendet turistike të Shqipërisë
-
Për pesë muaj, 513 milionë euro remitenca nga diaspora
-
Fletushka raciste në Alba Festival: “Shqiptarë, kthehuni në shtëpinë tuaj”
-
Avdulla Mazreku, talenti i ri i futbollit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gabim teknik në SBB: Pasagjerët mund të udhëtojnë përkohësisht falas SBB rekomandon që klientët e saj të informohen me kohë për gjendjen, pasi ky shërbim falas...
-
Gjenevë: Dënohet një familje e pasur me burg
-
Gjenevë: Paralajmërim për kollën e mirë
-
Kriza e strehimit prek veçanërisht njerëzit me të ardhura të ulëta
-
Raporti i sigurisë: Rrezik nga ekstremistët e të gjitha shtresave në Zvicër