Kosova
Komuna e Skënderajt dhuron 5 mijë euro për familjen Abazi nga Gjilani
Komuna e Skenderajt, në bashkëpunim me bizneset e kësaj komuna u kanë dhuruar 5 mijë euro familjes Abazi nga Gjilani, që ka humbur dy djemtë në tërmetin e të martës që ka goditur Shqipërinë.
Shemsedin dhe Isa Abazi gjetën vdekjen si pasojë e tërmetit që ka goditur Shqipërinë të martën e kësaj jave, derisa të dytë kishin punuar në Durrës.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se duke qenë se aksioni për mbledhjen e parave po vazhdon, do të ndajnë edhe mjete të tjera për këtë familje. Ne ishim sot për ngushëllime në familjen Abazi këtu në Livoç të Gjilanit.
Dhimbja është e pakrahasueshme edhe për këtë familjen këtu edhe për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri atje. Neve si komunë kemi marrë një aksion së bashku me të gjitha bizneset e komunës sonë dhe kemi ndarë një shumë simbolike edhe për familjen Abazi në vlerë prej 5 mijë eurosh.
Po shpresoj, sepse aksioni është duke vazhduar në komunën tonë dhe pasi që të përmbyllet si aksion në tërësi po shpresoj që do të ndajmë edhe një shumë tjetër për këtë familje, tha Jashari.
Tërmeti që ndodhi në Shqipëri ka lënë të vdekur 51 persona, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025