Shkurt.ch

Zvicrës, pa imigrantë, i kanosen borxhe të mëdha

Po nuk pati një ardhje të madhe të të huajve, borxhet shtetërore deri në vitin 2060 do të rriten më shumë se trefish

Shkalla e ulët e lindjeve dhe mosha mesatare në rritje e zviceranëve kërcënon që të ketë një shpërthim të borxheve shtetërore.

Siç tregon një studim i bërë nga Administrata Financiare Federale, po nuk pati një ardhje të madhe të të huajve, borxhet shtetërore në Zvicër deri në vitin 2060 do të rriten më shumë se trefish.

Kështu, kuota e borxheve, nga 40 për qind sa është sot, do të mbërrinte në 130 për qind të brutoproduktit shoqëror të Zvicrës.