Tematike

Zvicra vendos detyrimin e certifikatës në restorante dhe ambiente të tjera

Për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, të hënën, më 13 shtator do të hyjnë në fuqi detyrimi për certifikatë të zgjeruar

Numri i rasteve po rritet dhe gatishmëria për të vaksinuar vazhdon të stagnojë. 90 për qind e pacientëve Covid 19 në njësitë e kujdesit intensiv janë të pavaksinuar dhe situata në spitale është e tensionuar.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën, 8 shtator, Këshilli Federal ka informuar për zgjerimin e detyrimit për certifikatën Covid-19, shkruan srf.ch.

Për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, të hënën, më 13 shtator do të hyjnë në fuqi rregullat e mëposhtme:

Detyrimi për certifikatë të zgjeruar zbatohet për njerëzit e moshës mbi 16 vjeçare dhe është fillimisht e vlefshme deri më 24 janar 2022.

Certifikata kërkohet për aktivitetet që mbahen në ambiente të brendshme (p.sh. koncerte, teatër, kinema, ngjarje sportive dhe private, siç janë dasmat në vende të arritshme për publikun).

Nga detyrimi për tregim të certifikatës përjashtohen aktivitetet fetare dhe ato politikeme pjesëmarrje të një maksimumi prej 50 personash.

Për aktivitetet në natyrë, zbatohen rregullat e përmendura më lartë: Për ngjarjet me më shumë se 1000 pjesëmarrës, ekziston detyrimi për certifikatën Covid, ndërsa nëngjarjet më të vogla në natyrë, për kufizimin mund të vendosin vetë organizatorët, transmeton albinfo.ch.

Nga e hëna, 13 shtator, detyrimi për certifikatë do të zbatohet edhe në ambientet e brendshme të bareve, restoranteve, kopshteve zoologjike, kinemave, qendrave të fitnesit, pishinave të mbyllura dhe kazinove, etj.

Kushdo që qëndron në këto vende pa certifikatë mund të gjobitet me 100 franga.

Objektet që shpërfillin këtë detyrim përballen me gjoba deri në 10,000 CHF ose edhe me mbylljen e bizneseve.

Certifikata vazhdon të mos kërkohet në tarracat e restoranteve.

Për pushimet e ardhshme të vjeshtës, nga java e ardhshme do të vendoset jë regjim efektiv i hyrjes në Zvicër nga jasht, përcjell albinfo.ch. Qeveria Federale dhe kantonet do të sqarojnë saktësisht se si duhet të duket kjo dhe nëse do të ketë karantinë tjetër hyrëse.