Futboll

Zvicra vazhdon si lidere, ndalet Kosova

Te Zvicra u paraqitën tre futbollistë shqiptarë, ndërsa Dardanët u ndalën sërish

Zvicra ka shënuar fitoren e tretë në kualifikimet për Euro 2024, duke mundur Andorrën në udhëtim 1:2.

Zvicra e arsyetoi epitetin e favorites shënoi e para me anë të Freuler në minutën e shtatë, ndërsa në golin e dytë asistoi Xherdan Shaqiri për Amdouni në minutën e 32-të.

Shaqiri luajti deri në minutën e 61-të, kur në lojë hyri edhe sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri. Granit Xhaka si kapiten luajti nga fillimi.

Ndërkohë, Kosova ka barazuar sërish, që ishte i treti radhazi, kësaj radhe ndaj Rumanisë pa gola. Për Dardanët shënoi Edon Zhegrova, por ishte në pozitë jashtë loje.

Zvicra ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Rumanisë, kurse Kosova kundër Bjellorusisë.