Lajme
Zvicra sot, përmbledhje e lajmeve më të fundit
Qeveria zbaton kontrolle më të ashpra kufitare; Zvicra është vendi i dytë më i keq në botë për legjislacionin kundër duhanit; dhe më shumë lajme në këtë përmbledhje të ditës së hënë.
Kontrolle më të ashpra në kufijtë e Zvicrës janë duke u zhvilluar
Nëse do të mbërrini në Zvicër me makinë, tren ose ajër nga kjo javë deri më 8 shtator, prisni që të kontrolloheni në kufi – edhe nëse vini nga një shtet tjetër Shengen.
Kjo për shkak të kërcënimit të shtuar të terrorizmit gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani dhe Lojërave Olimpike Verore në Francë, Zvicra po rrit përkohësisht kontrollet në kufijtë e saj.
Megjithatë, kontrollet do të jenë të rastësishme dhe josistematike.
Zvicra është vendi i dytë më i keq për politikat kundër duhanit
Nga 100 kombe të vlerësuara për sa i përket ligjeve të tyre kundër duhanit, Zvicra është e dyta më e keqja në botë, sipas shoqatës “Addiction Schweiz”.
“Objektivi i vetëm i industrisë së duhanit është të maksimizojë fitimet e saj dhe është kundër çdo kufizimi të moshës”, tha shoqata në një deklaratë për shtyp, e cila përkoi me Ditën Botërore kundër Duhanit të premten, shkruan thelocal.
Tutje thuhet se në Zvicër, “aktivitetet e lobimit kryhen kryesisht përmes organizatave ombrellë të biznesit brenda të cilave kompanitë e duhanit janë shumë me ndikim. Industria e duhanit gjithashtu mbush partitë [politike] me donacione bujare. Është e nevojshme të reduktohet ndërhyrja e industrisë së duhanit në politikat shëndetësore, siç është bërë për një kohë të gjatë në shumicën e vendeve të tjera,” përfundoi grupi.
Ilaçet janë ende më të shtrenjta në Zvicër se kudo në Evropë – dhe çmimi i tyre po rritet
Për ilaçet origjinale, patentat e të cilave kanë skaduar, konsumatorët zviceranë paguajnë tani 14.3 për qind më shumë se pacientët jashtë vendit.
Një vit më parë, diferenca në çmim ishte 10.8 për qind, siç njoftuan të premten shoqata e sigurimeve shëndetësore Santésuisse dhe grupi për kompanitë farmaceutike të bazuara në kërkime, Interpharma.
Siç ka ndodhur me vite, diferencat e çmimeve janë veçanërisht të rëndësishme për gjenerikët dhe biosimilarët.
Në krahasim me Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Suedinë, çmimi i gjenerikëve në Zvicër është 45.3 për qind më i lartë, ndërsa biosimilarët kushtojnë gati 30 për qind më shumë.
Deputetët i njohin kërmijtë si ‘bujqësi’
Paraqitur për herë të parë në parlament në vitin 2021, ky mocion ka përparuar, por të premten, deputetët më në fund i dhanë kërmillit statusin e një kafshe ferme, transmeton albinfo.ch.
Sidoqoftë, ekziston një “por”.
Ndërsa ata tani mund të rriten në fermë në Zvicër si çdo bagëti tjetër, kërmijtë nuk do të kenë të njëjtin status ‘të lartë’ si lopët dhe delet, që do të thotë se ata nuk do të marrin asnjë subvencion nga qeveria.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor