Lajme
Zvicra siguron 10 milionë maska… me afat të skaduar!
Këto maska mbrojtëse aktualisht mund të mbahen më gjatë sesa e kërkon standardi (dy deri në katër orë) dhe po ashtu duhet të ndërrhohen më rrallë
Është siguruar për një kohë të caktuar furnizimi me maska mbrojtëse në Zvicër. Kjo është bërë falë dhjetë milionë maskave të vjetra higjene nga sektori privat, të cilat Laboratori në Spiez i ka lëshuar në qarkullim gjatë fundjavës, shkruajnë mediat zvicerane. Këtë e ka bërë përkundër faktit se atyre u ka kaluar data e skadimit.
Këto maska tani po shpërndahen përmes njësive të farmacisë së ushtrisë, ka njoftuar të hënën Zyra Federale për Mbrojtjen Civile (Babet), transmeton albinfo.ch. Ky furnizim pritet të mbushë boshllëkun që mbretëron për këtë produkt, të paktën përkohësisht.
Sipas Qeverisë Federale, këto maska mbrojtëse aktualisht mund të mbahen më gjatë sesa e kërkon standardi (dy deri në katër orë) dhe po ashtu duhet të ndërrhohen më rrallë. Sipas udhëzimeve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), ato mund të mbahen deri në tetë orë, edhe nëse janë të lagështa.
Laboratori në Spiez aktualisht po ekzaminon mundësinë e përdorimit të përsëritur të maskave mbrojtëse, ndonëse, në parim, kjo nuk lejohet, përcjell albinfo.ch. Qeveria Federale ka shkruar se të gjitha zgjidhjet që po vihen në diskutim janë gthjesht zgjidhje emergjente që vlejnë vetëm në raste të jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor