Lajme

Zvicra, e para në mesin e 134 vendeve si “shteti më konkurrues për talentët në botë”

Për të dhjetën vit radhazi Zvicra renditet e para në mesin e 134 vendeve në Indeksin e ri Global të Konkurrencës së Talenteve 2023, të publikuar nga shkolla ndërkombëtare e biznesit INSEAD, përcjell albinfo.ch.

Sondazhi vlerësoi çdo komb në kategori të ndryshme, duke përfshirë aftësinë për të tërhequr, rritur dhe mbajtur talentin, si dhe cilësinë e aftësive profesionale dhe teknike.

Sipas autorëve të studimit, Zvicra “është lideri global në drejtim të aftësimit dhe mbajtjes së talenteve”.

Gjithashtu, “në sajë të rëndësisë së lartë të sistemit të saj arsimor me ekonominë e saj, Zvicra renditet e para në qëndrueshmëri, gjë që mund t’i atribuohet niveleve të larta të mbrojtjes sociale dhe cilësisë së mjedisit të saj natyror”.