Shkurt.ch

Zvicra rekruton 8500 ekspertë nga vendet jashtë BE-së

Megjithatë, vazhdon të jetë prioritet punësimi i fuqisë punëtore vendëse dhe i asaj nga vendet e BE

Firmat zvicerane do të kenë mundësi që, gjatë vitit 2012 të rekrutojnë gjithsej 8500 specialistë të lëmenjve të ndryshëm, nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Efta-s.

Në një komunikatë të lëshuar nga qeveria lidhur me këtë thuhet se “ekonomia zvicerane ka nevojë për fuqi punëtore të kësaj natyre, për faktin se në BE dhe në Efta nuk ka numër të mjaftueshëm të specialistëve të tillë”.

Megjithatë, Qeveria Zvicerane e ka bërë të qartë se prioriteti më i lartë vazhdon të jetë punësimi i fuqisë punëtore vendëse dhe i asaj nga vendet e BE-së dhe Efta-s.