Tematike
Zvicra refuzon marrëveshjen me Bashkimin Evropian
Pas shumë vjetësh bisedimesh, Zvicra ka hequr dorë nga përpjekjet që synonin të nënshkruaninë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Bashkimin Evropian
Zvicra nuk është në Bashkimin Europian, por ka rënë dakord me shumë prej politikave të saj, të tilla si liria e lëvizjes. Kjo marrëdhënie aktualisht drejtohet nga më shumë se 120 marrëveshje bilaterale, dhe dështimi për t’i zëvendësuar ato me një marrëveshje kornizë, mund të dëmtojë lidhjet.
“Na vjen keq për këtë vendim, duke pasur parasysh progresin që është bërë gjatë viteve të fundit”, tha Komisioni i BE-së, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja e tregtisë së lirë BE-Zvicër daton që nga viti 1972. Komisioni, organi ekzekutiv për 27 vendet anëtare të BE-së, tha se pa një marrëveshje kornizë BE-Zvicër, modernizimi i kësaj marrëdhënieje nuk do të ishte i mundur.
Çfarë shkoi keq?
Qeveria e Zvicrës ka përmendur tri çështje të rëndësishme: Mbrojtjen e pagave, rregullat e ndihmës shtetërore dhe të drejtën e qytetarëve të BE-së që punojnë në Zvicër për të kërkuar përfitime të mirëqenies zvicerane si pjesë e lirisë së lëvizjes.
Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, tha se Zvicra nuk mund të pranojë kërkesat e BE-së për të drejta të barabarta me punonjësit e BE-së, pasi kjo do të nënkuptonte një “zhvendosje paradigme” të padëshiruar në politikën e emigracionit të Zvicrës. Qeveria gjithashtu kishte frikë se një marrëveshje e tillë mund të çonte në kosto më të larta të sigurimeve shoqërore.
Të dyja palët mund të mbështeten në mozaikun e marrëveshjeve dypalëshe, por këto marrëveshje do të vijnë një moment që do të përfundojnë, kështu që Zvicra nuk do të ketë qasje në një bashkim të mundshëm mbi energjinë elektrike ose zona të tjera të tregut të vetëm që ndryshojnë. Sidoqoftë, një marrëveshje dypalëshe përfundoi këtë javë sa i takon tregtisë së produkteve të teknologjisë mjekësore dhe organizata zvicerane “MedTech” tha se kjo do t’i kushtonte industrisë 114 milionë franga zvicerane (90 milionë £; 104 milionë €) dhe 75 milionë çdo vit më pas.
Çfarë reagimi ka pasur?
Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë e mirëpriti prishjen e bisedimeve si “një fitore për vetëvendosjen zvicerane”. Edhe sindikatat ishin gjithashtu të kënaqura, pasi kishin qenë të shqetësuara në drejtim të ndikimit të kësaj marrëveshjeje në nivelin e pagës dhe shërbimet publike. Por shumica e partive të tjera politike në Zvicër mbajtën një qëndrim kritik ndaj një vendimi të tillë. Udhëheqësi i partisë Socialiste, Roger Nordmann, e cilësoi atë si “E mërkurë e zezë”.
Presidenti i konfederatës zvicerane, Guy Parmelin, nuk ra dakord me termin “E mërkurë e zezë” dhe tha se ai shpresonte për një “rivendosje të frytshme në marrëdhëniet Zvicër-BE”.
Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila u largua nga Bashkimin Europian dhe nuk ka më akses në tregun e vetëm ose bashkimin doganor, Zvicra është pjesë e tregut të vetëm, si dhe pjesë e Shengenit./BBC
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor