Lajme
Zvicra porosit shtatë milionë doza shtesë të vaksinës Moderna
Zvicra do të jetë kështu e pajisur edhe kundër mutacioneve të ardhshme, të mundshme të koronavirusit
Qeveria Federale e Zvicrës ka porositur edhe shtatë milionë doza të reja të vaksinës Moderna. Dorëzimi i tyre është planifikuar për në fillim të vitit 2022, raporton srf.ch.
Qeveria ka siguruar gjithashtu një mundësi edhe për shtatë milionë doza të tjera shtesë për vitin 2022, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Dorëzimi i kontingjentit të dytë mund të bëhet gjatë vitit 2022, transmeton albinfo.ch.
BAG shkruan më tutje se popullata duhet të furnizohet në mënyrë adekuate me vaksina në vitin e ardhshëm. Sipas zyrës në fjalë, Zvicra do të jetë kështu e pajisur edhe kundër mutacioneve të ardhshme, të mundshme, të koronavirusit.
Sipas BAG, Moderna aktualisht është duke studiuar një vaksinim përforcues që duhet të mbrojë edhe nga mutacionet e virusit, përcjell albinfo.ch. Parakusht për përdorim në Zvicër është që Swissmedic, autoriteti zviceran për produktet terapeutike, ta testojë dhe ta miratojë vaksinën e adaptuar.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor