Shkurt.ch

Zvicra, numër një për inovativitet

Ajo lë mbrapa vendet e BE-së si Danimarka, Gjermania, Finlanda dhe Suedia

Sa i përket aftësisë inovative të shprehur në ekonominë dhe shkollat e saj, Zvicra vazhdon të mbetet numër një në Evropë. Ajo, sipas një krahasimi që ka bërë Komisioni i BE-së, është e para në listë, duke lënë mbrapa vendet e BE-së si Danimarka, Gjermania, Finlanda dhe Suedia.

Zvicra është veçanërisht e dalluar në paraqitjen e patenteve ndërkombëtare dhe në shitjen e produkteve të reja.

Përqindja e të punësuarve në lëmin e shkencës dhe hulumtimit është lartë mbi mesataren evropiane ashtu sikurse edhe përqindja e produkteve të teknologjisë së lartë në eksportet zvicerane, njofton Departamenti për Ekonomi.