Shkurt.ch

Zvicra mund të pranojë refugjatë nga Siria

OKB i ka drejtuar lutje Zvicrës që të pranojë një numër refugjatësh nga Siria

Përshkallëzimi i dhunës shtetërore të regjimit sirian kundër popullit ka shkaktuar valë refugjatësh që po e braktisin këtë vend.

OKB i ka drejtuar lutje Zvicrës që të pranojë një numër refugjatësh nga Siria. Ministri federal i Zviucrës, Didier Burkhalter, në një paraqitje para Parlamentit Nacional ka thënë se kërkesa nga OKB është aktualisht duke u shqyrtuar.

Veç kësaj Zvicra është duke shqyrtuar mundësinë se si të ndihmojë familjet në Jordani të cilat strehojnë refugjatët nga Siria.

Ndërsa në Liban, ka thënë Burkhalter, shtrohet nevoja për përkujdesjen e fëmijëve të refugjatëve.