Sport

Zvicra me pesë shqiptarë, por mungon Hadërgjonaj

Zvicra ka ftuar si zakonisht futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmed

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës, shkruan ‘Blick’.

Petkoviq ka ftuar si zakonisht futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, përcjell albinfo.ch.

Por, bie në sy mungesa e mbrojtësit të djathtë, Florent Hadërgjonaj, i cili ditë më parë është transferuar në Huddersfield. Ai ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Zvicrën, derisa po kërkohet edhe nga Kosova.

Zvicra më 31 gusht e pret Andorrën, kurse më 3 shtator është mysafire e Letonisë. Helvetikët shpresojnë të vazhdojnë me fitore në kualifikimet për Kampionatin Botëror, derisa kanë pasur ngritje të madhe, duke u renditur e katërta në botë nga FIFA.