Kosova
Zvicra mbështet iniciativën e Parimeve për Ballafaqimin me të Kaluarën
Zvicra mbështet iniciativën e rëndësishme të Parimeve për Ballafaqimin me të Kaluarën (@DwPKosovo), promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën.
Parimet mbi Ballafaqimin me të Kaluarën është një iniciativë qytetare e promovuar nga organizata të shoqërisë civile dhe një grup profesionistësh në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën. Ky grup ka nisur një iniciativë të përbashkët për të hartuar dhe aprovuar një sërë parimesh që do të informojnë dhe udhëzojnë akterët politikë dhe publikë se si t’i trajtojnë viktimat, të mbijetuarit/at, të kaluarën e dhimbshme dhe narrativat historike. Kjo nismë synon të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit përmes respektimit të dhjetë parimeve në vijim:
1. Viktimat dhe të mbijetuarit/at e konfliktit të armatosur duhet të trajtohen me
integritet dhe dinjitet
2. Viktimat dhe të mbijetuarit/at duhet të jenë në qendër të të gjitha aktiviteteve
dhe diskursit publik të BmK
3. Identiteti i viktimave dhe të mbijetuarve/ave dhe familjarëve të tyre duhet të
mbrohet
4. Barazia, gjithëpërfshirja dhe pajtimi duhet të promovohen nga të gjithë
5. Qasja e bazuar në gjini duhet të jetë pjesë e të gjitha proceseve të BmK
6. Personat që janë dënuar për krime në lidhje me konfliktin nuk duhet të mbajnë
pozita publike ose të trajtohen si heronj kombëtarë
7. Keqbërjet dhe krimet e luftës nuk duhet të atribuohen kolektivisht
8. Diskursi publik mbi BmK duhet të jetë i bazuar në prova
9. Gjuha e urrejtjes duhet të kundërshtohet në çdo nivel
10. Identiteti i dëshmitarëve duhet të mbrohet
Shpjegimet për dhjetë parimet dhe dokumentet e plota mund t’i gjeni në: ENG, ALB,
SRB
Këto Parime mbi Ballafaqimin me të Kaluarën në kontekstin e Kosovës u inicuan nga
koalicioni joformal i pesë organizatave dhe një eksperteje: Fondi për të Drejtën
Humanitare Kosovë, Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, Iniciativa e re
Shoqërore, Integra, Nisma e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Nora
Ahmetajt.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor