Shkurt.ch

Zvicra kryeson OSBE-në më 2014

Zvicra do të marrë në vitin 2014 kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës (OSBE). Kryesimi nga Zvicra i kësaj organizate është konfirmuar nga vetë OSBE-ja, njofton Departamenti i Punëve të Jashtme në Bernë.

Zvicra kishte aplikuar krahas Serbisë për të kryesuar së bashku OSBE-në. Ndërkohë është vendosur që Serbia të marrë kryesimin një vit më vonë, në vitin 2015.

Sipas ministrit zviceran të punëve të jashtme, Didier Burkhalter , bashkëpunimi me Serbinë i mundëson Zvicrës që të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimet politike në Evropën juglindore.