Shkurt.ch
Zvicër: Zgjatet orari i punës dhe ulen rrogat?
Po vazhdoi frangu të mbetet i fortë, kërcënojnë madje edhe pushimet nga puna dhe bartja e prodhimit jashtë Zvicrës
Federata zvicerane e punëdhënësve (SAV), në dritën e krizës nëpër të cilën po kalon ekonomia, si pasojë e frangut të fortë, po merr në shqyrtim uljen e pagave dhe zgjatjen e orarit të punës për të punësuarit. Po kështu, punëtorët nga zonat kufitare të vendeve që kufizojnë Zvicrën, do të paguheshin me euro e jo me franga. Ajo ka kërkuar “më shumë hapësirë veprimi për ndërmarrjet në masat që ato marrin lidhur me personelin”.
Po vazhdoi frangu të mbetet i fortë, kërcënojnë madje edhe pushimet nga puna dhe bartja e prodhimit jashtë Zvicrës, ka thënë kryetari i SAV Valentin Vogt sot në Bernë, njofton sf1.
Masat e lartpërmendura do të ishin vetëm masa emergjente, thonë në SAV. Pastaj, masat lidhur me personelin do të ishin vetëm “pjesë përbërëse e një pakoje koherente masash”.
Që masat në dëm të të punësuarve të mos merren fare parasysh, sipas SAV nevojitet një kurs i frangut në raport me euron prej 1.30 deri në 140 franga. Vetëm në një rast të tillë, pjesa më e madhe e eksporteve dhe turizmit zviceran do të kishin sërish aftësi konkurruese.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor