Lajme

Zvicër: Vetëm nje rast kompensimi pas dëmtimit nga vaksina kundër koronës

50 nga 320 aplikimet që janë pranuar deri më tani nga Qeveria Federale janë ende në pritje

Pas fushatës së vaksinimit kundër koronës, Qeveria Federale e Zvicrës ka miratuar deri tani vetëm një pagesë kompensimi për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga vaksinimi.

Sipas Departamentit të Punëve të Brendshme, që është përgjegjës edhe për shëndetësinë, personit të prekur i është dhënë një kompensim prej 12,500 frangash dhe një dëmshpërblim prej 1,360 frangash, transmeton albinfo.ch.

Pagesa të tilla janë të mundshme në parim sepse vaksinimi kundër koronës është rekomanduar nga autoritetet shtetërore, shkruan “SonntagsBlick” në botimin e sotëm.

Por, për të marrë kompensimin duhet të vërtetohet se ka një lidhje midis dëmtimeve shëndetësore që kanë ndodhur në rastin konkret dhe vaksinimit.

Sipas gazetës 50 nga 320 aplikimet që janë pranuar deri më tani nga Qeveria Federale janë ende në pritje.