Shkurt.ch
Zvicër: Vërshimet bllokojnë rrugët dhe hekurudhat
Sipas meteorologëve, këto probleme janë shkaktuar nga një front i ngrohtë që ka arritur Zvicrën në natën në mes të të shtunës dhe të dielës
Në regjionet Berner Oberland, Walis dhe në Zvicrën qendrore, pas të reshurave të shumta, të hënën kanë dalë nga shtretërit e tyre shumë përrenj dhe lumenj, duke vërshuar kështu shumë rrugë dhe vija hekurudhash. Disa nga linjat, për pasojë, mbeten të bllokuara për një kohë më të gjatë.
Kështu, në Berner Oberland është ndaluar qarkullimi në linjën hekurudhore Zweilütschinen- Lauterbrunnen. Deri në zhbllokim, pasagjerët do të barten me autobusë, bën të ditur swissinfo.ch.
Në trafikun rrugor gjatë ditës disa lokalitete nuk kanë qenë të arritshme ndërsa gjendja është normalizuar në orët e mbrëmjes. Vazhdon të mbetet i shkëputur nga bota fshati kandersteg në Berner Oberland, pasi që lumi Kander ka vërshuar dhe depërtuar nëpër tunelin që shërben për mbrojtje nga ortiqet.
Sipas meteorologëve, këto probleme janë shkaktuar nga një front i ngrohtë që ka arritur Zvicrën në natën në mes të të shtunës dhe të dielës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor