Shkurt.ch
Zvicër: Rënie e lehtë e leximit të gazetave
Gazeta pa pagesë, "20 Minuten” me më shumë se 1.3 milionë lexues të vlerësuar, vazhdon të jetë më e lexuara
Pas një rritjeje të shënuar në vitin 2010, gazetat sërish kanë pësuar rënie të numrit të lexuesve. Këtë trend e tregon agjencia për hulumtimin e marketingut në medie WEMF AG pas një sondazhi që ka bërë me lexuesit zviceranë gjermanofonë.
Sondazhi, që është realizuar në muajt shtator dhe tetor 2011 tregon se rënie ka pësuar madje edhe numri i lexuesve të gazetave pa pagesë si “20 Minuten” dhe “Blic kam Abend”.
Megjithëkëtë, “20 Minuten” me më shumë se 1.3 milionë lexues të vlerësuar, vazhdon të jetë më e lexuara. Ndërsa “Blick” ka tejkaluar sërish për nga numri i lexuesve gazetën “Blic kam abend” (gazetë pa pagesë), që botohet nga e njëjta shtëpi botuese. Këto dy gazeta tash kanë vendin e dytë, respektivisht të tretë në listë.
Gazeta e Cyrihut, “Tages Anzeiger” ia ka dalë të ruajë numrin stabil të lexuesve, 508 mijë sish dhe mbetet në vendin e katërt. Ndërsa NZZ am Sonntag (javore) ka shtuar numrin nga 490 mijë në 496 mijë.
Në Zvicrën frankofone numri i lexuesve është më i qëndrueshëm. Madje atje gazeta pa pagesë “20 Minutes” ka shënuar një rritje për 13 mijë lexues kështu që tash ka 474 mijë sish. Ndërsa rritje edhe më të madhe ka shënuar “24 Heures” (plus 18000 ose 241000).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës