Shkurt.ch
Zvicër, pasoja të rënda të vërshimeve
Masa e ujërave që vërshuan, thuhet të ketë qenë edhe më e madhe se ajo e vërshimeve të vitit 2005
Pasojat e reshjeve të djeshme më së shumti i kanë ndjerë regjionet si Berner Oberland, Valis, dhe disa pjesë të Zvicrës qendrore. Në berner Oberland vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar shtëpi dhe pasuri, njoftojnë mediet zvicerane.
Masa e ujërave që vërshuan, thuhet të ketë qenë edhe më e madhe se ajo e vërshimeve të vitit 2005 që konsideroheshin më të fuqishmet e viteve të fundit.
Shumë banorë të lokaliteteve Mitholz Kandersteg dhe disa fshatrave tjerë, janë detyruar të evakuohen nga vendbanimet e tyre, disa syresh edhe përmes helikopterëve.
Rruga dhe hekurudha që shpien në Kandersteg vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe kjo shkakton bllokimin edhe për dërgesat në Valis.
Vërshime ka pasur edhe në Zvicrën qendrore, respektivisht në regjionin Engelberg dhe rreth liqenit Vierwaldstättersee.
Sot në mëngjes kanë filluar punimet për sanimin e dëmeve, me ç`rast është angazhuar edhe ushtria .
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor