Shkurt.ch

Zvicër, myslimanët festojnë Kurban Bajramin

Të dielen, më 6 nëntor, besimtarët myslimanë në Zvicër kremtojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të besimit Islam

Në Zvicër namazi i Kurban Bajramit falet kryesisht nëpër salla sporti, të rezervuara pikërisht për këtë festë, për shkak të hapësirave të ngushta që i kanë xhamitë apo qendrat islame. Përveç organizimeve që bëjnë xhamitë nëpër kantone të ndryshme të Zvicrës, nuk shënohet ndonjë ceremoni kryesore e faljes së Kurban Bajramit.  

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 8:00 deri në orën 8.30, varësisht prej kantonit ku jetoni.Kantoni                                                 Namazi i sabahut                 Namazi i BajramitSt.Gallen,Rorschach,Kreuzlingen,Will           06.30 – 07.00                                 08:05Cyrih, Winterthur, Luzern                            06.30 – 07.00                                 08:06Bernë, Biel, Solothurn                                06.30 – 07.00                                 08:09Delemont                                                  06.30 – 07.00                                 08:11Lozanë, Yverdon, Sion,Visp                         06.30 – 07.00                                 08.00Gjenevë                                                    06.30 – 07.00                                 08:05

Me Kurban Bajramin kurorëzohet haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Mesazh urimi për Festën e Kurban Bajramit i Këshillit të imamëve shqiptarë në Zvicër „Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër me rastin e festës së Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve muslimanë në mbarë botën, po në veçanti myslimanëve shqiptarë në Zvicër, ua uron përzemërsisht festën e kurbanit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë për pranim të shërbimeve e adhurimeve ndaj Tij, për pranim të kurbanave e të haxhit, për paqe e rehati në mbarë botën, e në veçanti në botën tonë shqiptare“, thuhet në mesazhin e urimit të imamëve shqiptarë në Zvicër. „Le të jetë kjo festë një rast i volitshëm i afrimit dhe i ngrohjes së zemrave të njëri-tjetrit, për shtrirjen e dorës së pajtimit, për kujdesin e shtuar ndaj të varfërve, jetimëve dhe familjeve të dëshmorëve.“, thuhet pos të tjerash në këtë urim.