Shkurt.ch
Zvicër: Më shumë viktima nga barnat se nga aksidentet në trafik!
500 njerëz vdesin si pasojë e barnave jo adekuate, ose ngatërrimit të tyre ndërsa në trafik gjatë vitit 2010 kanë humbur jetën 327 veta
Në Zvicër më shumë njerëz vdesin nga përshkrimi ose dozimi i gabuar i medikamenteve, nëpër spitale, se sa nga fatkeqësitë në trafik.
Siç ka konstatuar emisioni 10vor10 i transmetuesit televiziv publik sf1, rreth 500 njerëz vdesin si pasojë e barnave jo adekuate, të ngatërrimit të tyre ose të dozave të mëdha, ndërkohë që ne trafik gjatë vitit 2010 kanë humbur jetën 327 veta.
Sipas studimeve tjera, numri i njerëzve që vdesin gjatë trajtimit nëpër spitale është 1200, prej të cilëve 40% në lidhje me medikamentet.
Paketimet e ngjashme të medikamenteve të ndryshme, pastaj sasia dhe dozimi, të cilat shpesh nuk dallohen vizuelisht në pakot e barnave përbëjnë problem në këtë fushë.
Nga viti 2013, pakot e medikamenteve do të kenë ngjyra që do të dallohen sipas dozës, sasisë së barnave që kanë brenda.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor