Lajme

Zvicër: Më lirë të kesh një shtëpi sesa të marrësh me qira

Ndërsa normat e interesit bien – dhe më shumë shkurtime konsiderohen të mundshme – së shpejti do të jetë më e lirë të posedosh një shtëpi sesa të marrësh me qira.

Ky është përfundimi i një studimi nga UBS, transmeton albinfo.ch.

Banka ka llogaritur se marrja me qira e një shtëpie standarde me katër dhoma e gjysmë do t’i kushtojë aktualisht një pronari më shumë – rreth 2,000 CHF në tremujor.

Por, kjo ka të ngjarë të ndryshojë deri në fund të vitit.

Studimi tregon se tashmë kjo mund të ndodhë në disa kantone, duke përfshirë Vaud dhe Valais.