Shkurt.ch

Zvicër: Gratë, më “me peshë” se burrat

Besueshmëria e këtij studimi duhet të jetë më e madhe për arsyen se për herë të parë ai mbështetet në matjet konkrete dhe jo në sondazhe

 

Nga një studim i bërë nga Zyra Federale për Shëndetësi e Zvicrës (BAG), del se 53 për qind të zviceranëve kanë mbipeshë. Studimi ka gjetur se perimetri i barkut te femrat është më i madh se normalja në 58 % të rasteve, ndërsa te meshkujt, 48%. Ndërsa kulmi i mbipeshës i bie në Zvicrën frankofone. Atje janë me mbipeshë pothuaj 60 për qind të banorëve, shkruan gazeta “Sonntags Zeitung”.

Besueshmëria e këtij studimi duhet të jetë më e madhe se sa e studimeve tjera për arsyen se për herë të parë ai mbështetet në matjet konkrete dhe jo në sondazhe. Janë matur 1445 persona, të moshave, regjioneve dhe gjinive të ndryshme.

“Kemi një problem të theksuar me mbipeshën” ka thënë Michael Beer nga BAG, duke iu referuar rezultateve të studimit.