Shkurt.ch

Zvicër: Gjithnjë më shumë studentë

Kjo rritje numri, sjell universitetet në kufijtë e e tyre të mbulimit të shpenzimeve

Janë gjithnjë më të shumtë të rinjtë në Zvicër të cilët po vendosin që, pas përfundimit të shkollimit të mesëm, të fillojnë studimet në ndonjërin nga universitetet ose shkollat e larta të këtushme, është njoftuar sot në një konferencë shtypi në Bernë.

Kjo rritje numri, sjell universitetet në kufijtë e e tyre të mbulimit të shpenzimeve, shkruajnë mediet zvicerane.

Universiteti ETH i Cyrihut, me 17 000 studentët që fillojnë vitin e ri akademik ka thyer një rekord dhe njëherësh shteron kapacitetet e tij.

Në Universitetin e Bernës javën që vjen do të fillojnë semestrin vjeshtor 15300 studentë. Më shumë studentë se vitin e kaluar ka edhe në Universitetin e Lucernit, Neuchatelit e St. Gallenit. Ndërsa në Universitetin e Friburgut dhe atë të Cyrihut, numri i nstudentëve ka mbetur i pandryshuar.