Lajme

Zvicër: Doza përforcuese Covid për të rinjtë mund të vijë ‘së shpejti’

Doza përforcuese e vaksinës Covid-19 mund të jetë e disponueshme për të rinjtë këtë vit, sipas intervistave në shtypin e së dielës në Zvicër.

Ndërkohë, kreu i Task Forcës Kombëtare Zvicerane Covid-19 ka paralajmëruar se duhet bërë më shumë për të luftuar valën aktuale Covid.

“Për momentin, përforcuesi rekomandohet për moshat mbi 65 vjeç. Por jam i bindur se një vaksinim i tretë do të duhet të shtrihet në gjithë popullsinë në të ardhmen e afërt”, tha presidenti zviceran, Guy Parmelin, për NZZ, duke u bërë jehonë komenteve të bëra të premten e kaluar.

Christoph Berger, kreu i Komisionit Federal të Vaksinimit, tha se përforcuesi duhet të jetë i mundur për të gjithë ata që kualifikohen “këtë vit”. “Sapo të gjithë mbi 65-at që duan të kenë marrë vaksinën, ne mund ta hapim atë për të rinjtë, tha ai për SonntagsZeitung, përcjell albinfo.ch.