Shkurt.ch

Zvicër: Dorëzohet iniciativa kundër detyrimit ushtarak

Për këtë iniciativë të GSoA-s janë grumbulluar 107 mijë nënshkrim

Grupi për një Zvicër pa Ushtri (GSoA) ka ndërmarrë edhe zyrtarisht iniciativën për heqjen e obligimit ushtarak në Zvicër. Për këtë iniciativë GSoA e ka mbështetjen e një numri organizatash tjera. Iniciativa është dorëzuar sot në duar të autoriteteve kompetente në federatë.

Për këtë iniciativë janë grumbulluar 107 mijë nënshkrime.

Sipas iniciativës, ushtria me numër të madh pjesëtarësh është një relikt nga koha e luftës së ftohtë dhe nuk përshtatet me kërkesat dhe sfidat e kohës së sotme.

Në rast se iniciativa do të fitonte në referendum, ushtria e Zvicrës do të bëhej një ushtri vullnetare e tipit të milicive ushtarake.