Shkurt.ch

Zvicër: Bilanc i mirë i ndalimit të duhanit

Rreth gjysma e popullatës së Zvicrës tashmë jeton pa iu nënshtruar konsumimit pasiv të duhanit

Më shumë se një vit pas ndalimit të konsumimit të duhanit në hapësirat publike, rezultatet duken inkurajuese. Si rezultat i mungesës së duhanit nëpër lokale, gjithnjë më pak njerëz në Zvicër i nënshtrohen konsumimit pasiv të duhanit.

Një anketë e bërë nga Zyra Federale për Shëndetësi ka treguar se pothuaj gjysma e popullatës së Zvicrës tashmë jeton pa iu nënshtruar konsumimit pasiv të duhanit.

Më së shumti duhanpirës pasivë, sipas sondazhit ka në mesin e të rinjve. Kështu, 20 për qind e të rinjve të moshave 14-19 vjeçare i nënshtrohen tymit të duhanit që pinë të tjerët së paku 7 orë në javë.

Te të rinjtë nga mosha 20 deri në 24 vjeçare janë 29% konsumues të duhanit pa dëshirën e tyre. Kjo dhe është mosha në të cilën pihet më së shumti duhani, la konstatuar Enti Federal për Shëndetësi.